TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Kenge Per Muhamet Gashin (Deshmor)
Lyrics

Nga na vjen ky za prej s'largu
nga na erdhi nga na piku
asht njaj trim Muhamed Gashi
burr fisnik nga Llapushniku
që nga grevat te protestat
nëpër vite e dekada
priste ditën priste kthesat
t'i ngjesh armët, armët e Zjarrta
oooo

ref..
Baca Met heu burri i dheut
edhe armët një çast lodhen
sot i lirë trolli i atdheut
të kujton ta jep kurorën

vjen armiku si bajlozi
dhe na e shkel atdheun me kam
në dor të Metit mitralozi
zjarr e flak në katër anë
për një çast edhe vdekje zbehet
para trimit larë me gjak
erë e luftë i mbledh hejtet
n'gji tlirisë ti prehu pak

oooo
ref...
ka ardh Prilli t'i çel lulet
por Kosmaçi rënd kollitet
nuk do jo aj të përkulët
flak i bëhen shtigje drite

ref..2x
Baca Met heu burri i dheut
edhe armët një çast lodhen
sot i lirë trolli i atdheut
të kujton ta jep kurorën

DËRGOI: