TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Habib Zogaj (Deshmor)
Lyrics

Stina e re po i gatit lulet
harron Prilli me i çel gonxhet
mbulojn qiellin retë e luftës
thrret Kosova t'ja lajm borxhet
Habib Zogaj shtrëngon pushkën
le menjanë msimet n'katedër
sot mbulon mali me fushën
nji jehon për luftën tjetër

ref...
sot Lladrovci për së mbari
e nis trimin n'fushbeteja
syrin flakë komandant Arbri
thue është zjarri është rufeja
ndalu burr pushoje shtatin
ndalu trim e çlodhu pak
luftëtari se njeh shtratin
kur armikun kur armikun ka në prag

Por një natë ra peshë e dhëmbjes
nuk zë vend se ka një breng
s'i len shokët n'log të Luzhnicës
ndor të armikut jo shkokët e rënë
krah për krah me Kumanovën
vapës t'Gushtit i dhanë zjarrë
kështu luftohet për Kosovën
kështu luftojnë trimat shqiptarë

ref...
sot Lladrovci për së mbari
përcjell trimin drejt amshimit
syrin flakë komandant Arbri
e bënë drit n'kurorë t'çlirimit
ndalu burr pushoje shtatin
çlodhu pak veç një copë herë
sot atdheu ta nderoi gjakun
gradë Heroi gradë Heroi të dha me nderë 2x

DËRGOI: