TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Ti Shqiperi O Mall I Zjarrte
Lyrics

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë,
nga malli përvëluar, si foshnje n’prehrin tënd,
nën degën e ullirit dhe hallet i bëjmë këngë.

Ej…, se çmë vjen një fllad si kaba tej zalleve
një jehon lahute që puthet me retë,
tek përshpirtën ëndrrat me vajzat e valëve,
në kurorë dafinash, o Shqipëri e blertë!

Ref...2x
Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh me ty, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

Hej nga do që shkoj ty të mbaj në gji
dhe asgjë s'kërkoj jo s'kërkoj nga ti
veç bekimin tënd, dua t'kem çdo dit
e t'ma përshkoj mallin përherë flladi yt

Ref...2x
Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh me ty, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë…!

Ref...
Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh me ty, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

DËRGOI: