TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Kenge Per Ajet Beqirin
Lyrics

Rendin ditët bora e ngrica
Nen këmbeë t'huaj lëngon Drenica
N'prag ka shkelë armiku i vjetër
S'na e le stinën me çelë tjetër.

Profesor Ajet Beqiri
Mendjendrituri e fjalëmiri
Pa e lënë mënjanë ditarin
Ngjeshi arm't e luftëtarit.

Hajde profë me shenjë t 'grykëhollës
Dhe kjo është një ditë e shkollës
Art'i luftës këngë lirie
S'vjen nga sot po prej lashtësie.

Art'i luftës këngë lirie
S'vjen nga sot po prej lashtësie.

Por dhe lufta ka ca ligje
Prita e kurthe nëpër shtigje,
Ti dhe bie po s'di të ndalesh
Veç lirisë s'atdheut i falësh.

A sme tha Naim fjalëmiri
Se tek baba rron i biri
Pas Ajetit Ajeti i ri
Hedh sot shtatin o në liri o hej.

Hajde profë me shenjë t 'grykëhollës
Dhe kjo është një ditë e shkollës
Art'i luftës këngë lirie
S'vjen nga sot po prej lashtësie.

Art'i luftës këngë lirie
S'vjen nga sot po prej lashtësie.