TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Kenge Per Hysni Bilallin
Lyrics

I
Në Shtuticë të Drenicës
ti u linde ti u rrite djalë azgan
Hysni Bilalli syri yt veç vetëtimthe
zemërzjarrta zemra jote
spo i duron shtypjet e kohës
gjith ndër vite
o ju bashkove
demostratave t'Kosovës

ref...
erdhi dita e UÇK - ja
u kriju me bekim t'Zotit
ti ndër t'parët u rreshtove
në brigadë të Fehmi Lladrovcit
u rreshtove ndër luftime
shkrpje pushkë e këngë këndoje
natën pjekje buk për trimat
ditën bashk me ta luftoje

II
Re në ditë të pranverës
dhe dëbora lotët shkriu
atë ditë
me ty ka mbetur
babë Nezizi e vëlla Avniu
zemërzjarrta zemra jote
spo i duron shtypjet e kohës
gjith ndër vite
o ju bashkove
demostratave t'Kosovës

ref...(2x)
hej Hyni,Hysni Bilalli
o hero, hero Kosove
pak për ty ta thurrësh këngën
pak të ngresh dhe përmendore

o Hysni hero Kosove

DËRGOI: