TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Emblema E Lirisë
Lyrics

Kohë e turbullt mbi trojet dardane,
Shfryn me gjuhë të shthurrur mbi ballin e lavdisë,
Turren si të çmendur mbi çdo gjë shqiptare,
Prekin të paprekshmen emblemën e lirisë.

Aty rron e ndezur trimëria,
Kuvendon me djepat dhe me malet,
Aty rron e ndritur historia,
Gjaku I kësaj toke që nuk falet.

Heu kush hedh baltë mbi këto shkronja t'arta,
Harron se dielli s'mundet me u përlye,
Kush frynë aq zellshëm mbi këto shenja t'shenjta
Dro i shembet qielli përmbi krye.

Aty rrojnë dëshirat e kësaj toke,
Gjokset e Atdheut përmbi robërinë,
Lavdi plotë do të ngjitët nëpër mote,
Brezi që na e bëri dritë lirinë.

Heu kush hedh baltë mbi këto shkronja t'arta,
Harron se dielli s'mundet me u përlye,
Kush frynë aq zellshëm mbi këto shenja t'shenjta,
Dro i shembet qielli përmbi krye.

DËRGOI: