TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
I Ndershëm Ish Im Atë
Lyrics

I urtë e i ndershëm ish im atë
të merrte gjak në vetull,
nga pasardhësit e tij të ngratë
kërkonte djersë e rregull.

Ai s’më la plëng e as çiflig,
por më rriti bir të mirë,
s’doja t’isha pasanik,
i madh kisha dëshirë!

Dhe nuk isha pa talent,
zemra m’rrihte për në shkollë,
doja vetes t’i hapë shteg,
të bëhem mendjehollë!

T’jetoj me nder,
të sotmen marr në dorë
dhe botës dua t’i flas qartë...
Të mbjell, të korr,
të mpreh kosor,
të ngrihem e t’punoj që me natë...
Dhe ja ky mësim i madh botëror...,
më mbeti nga im atë!

Ja kështu jetoj me halle shkoj,
do kënaqëm veç kur prehem.
Më mirë më bukur do t’pushoj
atje ku vëmë e s’kthehem...

Shpirti im nuk bën lëshime
derisa të mbahet gjallë,
nuk humbas në dëshpërime
dhe s’dua të vej vërdallë.

Shpresa rron dhe do ndriçojë
derisa rrjedh djersa lumë,
në mes jush gjersa jetoj
përpiqem t’bëj më shumë...!

DËRGOI: