Më mbaj mend (për 1 muaj)


Shemi I Ilirëve Kritikon Koncertin E Organizuar Për Pavarësinë

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[19-02-2014]
Lideri i grupit Ilirët, Shemi, është i pakënaqur me koncertin e organizuar për pavarësinë e Kosovës dhe përzgjedhjen e grupeve që kënduan atë natë.

Rokeri mendon se më 17 shkurt në koncertin në Prishtinë duhej të kishin kënduar yjet e muzikës popullore si Shkurte Fejza e Shaqir Cërvadiku dhe jo bendet e muzikës alternative të cilët performuan atë natë.

“Koncerti i pavarësisë ka qenë ‘bullshit’. Çdo kund në botë kur ka këso lloj festash e koncertesh këndojnë këngëtarë që kanë këngë patriotike”.

“Unë nuk kam asgjë kundër këngëtarëve që kanë performuar atë natë. Ata janë të gjithë artistë të mirë. Por mendoj që është dashur të jenë këngëtarët që i kanë kënduar asaj dite e çështjes tonë kombëtare”.

“Është dashur të jetë Shkurte Fejza, Shaqir Cërvadiku e shumë e shumë kolegë të mi që kanë këngë patriotike që i kanë hije asaj feste. Mos të këndohet ‘Xhamadani Vija –Vija’ në këso lloj festash vërtet është mëkat”, ka thënë Shemi gjatë një interviste.
 (Telegrafi)



Komente mbi këtë artikull