Më mbaj mend (për 1 muaj)

Engjëlli Që Fle Në Fushë

Vajza fle pas pune në fushë, me këmbët mbledhur te gjoksi,
flokët mbi supe fërgëllojnë si zjarre e prapë s’e mbrojnë nga i ftohti.

Duart e lodhura, të vrara, jastëkë i ka vënë te koka,
thua përgjon fjalët që këmbejnë ëngjëjt e qiejve dhe toka.

I kam ndjerë si fëshfërijnë nëpër ajrin e qelqtë ato duar,
përgjakur e skuqur nga një qiell i ngrirë, i copëtuar.

Trupi i saj i braktisur, thua do humbë në dhera,
të fshihet aty nga erërat e të shfaqet kohëve të tjera.

Në mos iktë, frymëmarrja do e veshë me avull dhe mjegull,
gjersa të ndjehet kur zgjohet, pemë e shkulur prej dheut.

Shoqe e marsit të brishtë, pas një lodhjeje të trishtë,
si bari i hajthëm mbi tokën e ftohtë ka rënë përmbys.

- poezi nga Ilirjan Zhupa


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet