>
BIOSHQIP

“Më I Bukuri Varr” Libri I Autorit Imer Raçi

15-11-2014
Së shpejti do të promovohet Libri i parë me poezi me titull ‘Më i bukuri varr’ i autorit Imer Raçi, libri përmban 45 poezi të cilat janë shkruar kohë pas kohe nga autori.
‘Liberi është i ndarë në disa kapitu si 1 Në përjetësi, 2 Acar, 3 Burgu I Vetmisë, 4 Unë në Kohë dhe 5 Shpresa. Të gjithë kapitujt në këtë libër ndërlidhen mes veti që nga kapitulli i parë ‘Më i bukuri varrë’ e deri të kapitulli i fundit shpresa’ ka deklaruar autori i librit për Orainfo.
Ndërsa poezinë ‘Më i bukuri varrë’ autori i’a ka kushtuar nënës së tij dhe nga kjo poezi ka vënë edhe emrin e librit. Më poshtë mundë ta lexoni poezinë e plotë më i bukuri varrë.

Më i bukuri varr:

Sot, nuk dua të zgjohem,
sot, nuk dua t’i hapi sytë,
dua të jetoj me ëndrrën time,
së paku një ditë.

Po eci në rrugë të akullta,
po kërkoj lulen më të bukur.
Ajo paska lulëzuar në mes të dimrit!
Po eci, lulen më të bukur nuk e kërkoj kot.
Po e nuhas një aromë.
Era po tund çdo gjë rreth meje,
madje po më orienton,
e di, tek lulja më e bukur, atje po më dërgon.

Sa jam rrëqethur,
lulen më të bukur sot po e kërkoj.
Arrita, e gjeta lulen më të bukur,
të një kopshti madhështor.

E gjeta, tek një gur i gdhendur,
me një epitaf të zi,
tek varri më i bukur,
i Nënës sime,
një lule e bardhë qëndronte aty.
Libëri do të bohotet nga Shtepia Botuese Olymp.
(eurozeri039)

“Më I Bukuri Varr” Libri I Autorit Imer Raçi