>
BIOSHQIP

Imer Raçi: “Të Jemi Të Ditur, Të Lexojmë Më Shumë”

24-03-2015
Imer Raçi është një autor i ri i cili merret me shkrime të ndryshme. Ai së fundi ka botuar edhe librin e tij te parë me titull “Më i bukuri varr”. 

Në vazhdim mund të lexoni një intervistë të shkurtë me atë se sa fanpagu dhe biblotekat online po ndikojnë në mos leximin e librave. 

1.A mendoni se fanpag dhe bloget po ndikojnë në mos leximin e librave të shtypura? 

Imer Raçi: Ajo që po vërehet është se çdo herë e më shumë po zëvendësohet ajo fizike me atë elektronike. Edhe pse libri është libër. Mirëpo në Kosovë libri po lexohet pak. Ajo që po vërehet ende nuk po zhvillohet në nivelin e duhur bibloteka elektronike gjë që do të na mundësonte lexim online të librit.  Faktikisht në kohën e sotit gjithçka rreth shkrimeve mund të kesh në një xhep, pra, mjafton një celular i lidhur me internet. E kjo ka ndikuar që në botë të bëhet porositja online e librave. Faktikisht janë bërë komplementare.

2.Ju a i përdorni rrjetet sociale për publikimin e teksteve tuaja dhe si priten ato nga lexuesit?

 Imer Raçi:I përdori mjaft dhe e shoh që lexohen edhe priten shumë mirë. Faktikisht poezitë e reja gjithmonë priten me entuziazëm dhe çdo herë shpërndahen shpejt në shumë portale apo faqe interneti. 

3.A mendon se rrjetet sociale janë më të mira për publikimin e një teksti sepse kanë edhe interaktivitetin dhe lexuesit mund të shprehin mendimin e tyre? 

Imer Raçi: Faktikisht rrjetet sociale i kanë përparësitë e veta dhe e sheh kritikën, vlerësimin edhe pse jo krijohen edhe pyetje për sqarim nëse poezia është më enigmatike.

4.A do ti publikoni edhe tekstet e tjera në fanpage apo do të jenë vetëm në libër ?

Imer Raçi: Do të mundohem të jem sa më afër me lexuesit e pse jo përmes fanpageve e librave. Do t’i përdori dyjat në mënyrë që lexuesit të zgjedhin atë që dojnë libër, fanpage apo portale

Cili është mesazhi juaj për të rinjët. 

Imer Raçi: Lexoni sepse sa më shumë që lexojmë aq më shumë jemi të ditur. Të jemi të ditur, pra të lexojmë sa më shumë.
(F. Shasivari/eurozeri039)

Imer Raçi: “Të Jemi Të Ditur, Të Lexojmë Më Shumë”