>
BIOSHQIP

Imer Raçi, Më I Bukuri Vit

15-05-2015
Autori Imer Raçi me rastin e ditëlindjes se tij ka festuar edhe suksesin e librit të parë.

Pasionin për libër ai e tregoi edhe ne tortën te cilën e kishte pregaditur për ditëlindje duke e quajtur ‘Më I bukuri vit’.

Ne festën e ditëlindjes ishin shume te pranishëm në mesin e tyre ishte edhe ish-ministria Justina Pula e cila i uroj që çdo vit të jetë më i bukur

‘Uroj që edhe ky vit e shumë të tjerë të jenë të bukur si vitet e më hershme dhe urojë që suksesi të jetë me ju. Ajo uroj që edhe libri I dytë I cili do të dalë së shpejti të ketë suksesin e librit të parë’.

Autori falënderoi të gjithë të pranishmit me mesazhin që të lexoim sa më shumë.

‘Faleminderit që gjetët kohë të jeni pjesë e ditëlindjes më keni bërë të ndihëm I veçante me urimet e juaja uroj që viti I bukur të jetë për të gjithë dhe mesazhi imë është që të lexojm sa më shumë për të fituar njohuri të reja.

Në vazhdim mund ta lexoni një poezi nga autori:

Sot për nderë të ditëlindjes sime
Më i bukuri vit
Dita dukej se po zgjatë 100 ditë,
Viti hiç më shumë se një ditë,
Koha ecë,
Nuk ka kush që e ndal,
Lëm gjurmë
Koha ndaljen na e fal.
Koha më mjafton dhe yjet të i numëroj.
Ditëlindjën time
Në kohë sot e ndaloj,
Më i bukuri vit
Sa bukur filloj.

Shkroi: Imer Raçi Lektoroi: Yllka Imeri
(7dite)

Imer Raçi, Më I Bukuri Vit