>
LETERSISHQIP

Ju Dua

Ju që më doni,
ju dua.
Ju që më urreni,
ju dua.
Ju që më lavdëroni,
ju dua.
Ju që më përqeshni,
ju dua.
Ju që më doni të gjallë,
ju dua.
Ju që më doni të vdekur,
ju dua.

Jeta ime jeni ju,
Ju më bëni të gjallë,
Ju më jepni frymëzim për të jetuar.

Ju që më doni të vdekur,
më doni të mirën,
sepse qëllimi juaj,
është unë të mos vuaj.

Ju që më doni të gjallë,
më doni të mirën,
sepse qëllimi juaj,
është unë të përjetoj,
çdo çast të lumturisë.