Imer Raçi Poezi
Imer Raçi

Tema: Poezi Shprese


Rruga E Gjatë

I humbur,
Në një rrugë të gjatë,
rrugë e gjatë me shumë dalje,
në të gjitha daljet,
ka dyer,
dyer të mbyllura,
nga të cilat,
po shifet nga një dritë e vogël,
me një rrezatim të lartë!
Ku të orientohem?
O Zoti im,
Zot i gjithësisë,
Zot i tokës dhe qiejve,
dhe gjithëka që gjendet mes tyre,
më dhuro drejtim,
në rrugën e drejtë,
më mbyll dyert e gabuara,
Me dry të pahapur,
më dhuro çelësin,
më dhuro durimin,
më dhuro besimin,
e rrugës së drejtë,
dhe hapjen e derës së duhur,
për një jetë të drejtë,
me njerëz të drejtë,
e së bashku të arrijmë maratonën e gjatë,
me kokë lartë,
të papërulur,
dhe të pathyer,
në mesin e njerëzve,
të cilët synojnë
të na thyejnë,
që të dukemi
të përulur dhe thyer para tyre.
TË THER MBETSHIN
ATA QË MUNDOHEN TI THYEJNË TË TJERËT.

- Poezi nga Imer Raçi


- U dërgua nga Imi123 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 1