>
LETERSISHQIP

Deti Lot

A thua?
A do të kishte Deti,
po të mos kishte Lot?
Apo,
Lotët e mbushën Detin,
me ujë të njelmët.

Po, po,
Lotët krijuan Detin,
Detin Lot,
Sytë duke qarë,
u bënë ujëvarë,
krijues të Detit,
Detit Lot.