>
LETERSISHQIP

Gjykatës Pa Gjykatë

Gjykatës pa gjykatë,
Çdo ditë gjykoni,
ashtu si të doni,
po e teproni,
po më dëshpëroni,
a nuk kuptoni.

Padi pa fakte,
po më dëshpëroni,
po më lëndoni,
po më ofendoni,
a nuk kuptoni.

Avokat i vetës sime,
mbrojtës i mendimit tim,
ndërtues i suksesit tim,
sfidues i juaji,
gjykatës pa gjykatë.