>
LETERSISHQIP

Gjurmë

Nga do që shkoj,
kot të kërkoj nuk je.
Nga do që shikoj,
kot të kërkoj nuk je.
Madje,
qastet më të bukura të mia,
orientohem në dhomën tënde për ti treguar,
kot të kërkoj nuk je.
Gëzimin tim dua ta ndaj me ty,
kot të kërkoj nuk je.
Mbete vetëm një gjurmë,
gjurma më e bukur,
thellë në thellësi,
në thellësi të shpirtit tim.