>
LETERSISHQIP

Pa Varr

I vdekur,
I gjallë,
Do kaloj shtatë qiejt,
atdheut do t'i hjeki mallë.

Zot,
qaje tokën,
lësho erën në qiell,
nxjere aromën e trupit tim,
le ta nuhasin,
le të më gjejnë,
dua varrin tim.

Po më kërkoni,
nënë e babë,
ju atdhetarë të mi,
edhe ti atdheu im,
nuk jam në qetësim,
dua në ëndërr të ju tregoj,
por, ku jam,
nuk kam shpjegim.