>
LETERSISHQIP

Brooklyn

Lidhje e shpirtit,
e shpirtit plot jetë;
Lidhje e kohës,
e kohës të pa ndalur;
lidhje e ëndërrës,
e ëndërrës që e shohim me sy të hapur.
Si BROOKLYN,
lidhe dy kohë,
të kaluarën me të ardhme,
ëndrrën me realitet,
gjërat u lidhën,
si BROOKLYN,
dy pjesë,
u bënë një jetë.