>
LETERSISHQIP

Fajtor Unë!

Të shkruaj një letër?
Nuk kam pikën e forcës,
madje dora ime nuk e mban as lapsin.
Mendimet sillen nëpër tru,
ju mungon rruga e paraqitjes.
Zemra me qarkullim gjaku,
në të cilin mungojnë të rrahurat e dashurisë.
Këmbët ecin,
në drejtimin e kahjes së gabuar.
Goja flet,
fjalët e mllefosura të nxjerrura nga humnera e urrejtjes pa urrejtje.
Veshët ndëgjojnë,
ato fjalë që i përcepton truri im në mënyrën e përshtatjes.
Sytë shohin,
madje e bëjnë skenarin e përshtatur nga mendimi im.
FAJTOR UNË!
Ti je engjull që ecë mbi tokë!