>
LETERSISHQIP

Në Pritje

Gjethet u mekën.
Pres!
Gjethet ranë në tokë.
Pres!
Bora mbuloi tokën me plaf të bardhë.
Pres!
Natyra filloi të bleroj.
Pres!
Çeli behar.
Pres!
U korr gruri.
Pres....
Pres....
Pres....
Kënd pres?
Kënd pres në Stacionin e Kohës?