>
LETERSISHQIP

A Vdes Poeti?

I humbur brenda vargjeve
Eci duke u tretur aty diku brenda poezisë
Vargjet vargohen varg e varg...
E unë drejt tyre dhe me shkronjën e fundit
Do ngjitem zhag e zhag...

I zhytur aty diku në pika të mbledhura kritike
Notoj e notoj drejt një drite poetike.
Nuk ndalem as aty, si një mjellmë nisem në fluturim
E di!
Dhe në Mirazh është vargu im.

Vdekja ime do të ndal shkrimin tim
Por, vargu vazhdon...
Se aty diku nga larg
Në veshin tënd
do pëshpërit zëri im!