>
LETERSISHQIP

Ah, Vjeshta Ime E Bukur...

Vjeshta ime e bukur që alltanose natyrën, alltanose bukuritë e i bëre dhe më të bukura e ua dhe shkëlqimin e arit.

Ahhhh vjeshtë që hyn në arkivin tim të pluhurosur në brendinë e shpirtit tim, e i shpalos kujtimet e alltanosura e të ruajtura me shumë dashuri e të mbyllura në arka ari të shpirtit.

Ti me pikat e shiut bën të mbizotëroj heshtja e të shpalosen ato kujtime të arta të cilat kanë më shumë se dashuri brenda tyre e në çdo kujtim ari të del loti të cilin na e fsheh ti vjeshtë duke larë fytyrën tonë me pikat e shiut tënd të bukur.

Vjeshtë, edhe gjethet kur krasparisin nga këmbët tona ato ngjallin zëra të cilat duam të i dëgjojmë edhe një herë të na thërrasin e të jehon mali i alltanosur me të njëjtat bukuri që ka sot, e i kishte edhe dikur.

Sa do të doja që sot, ashtu si dikur të qendroja në oborrin tim të bukur e te shijoja të gjitha përgatitjet vjeshtore që bënte Nëna e që me të vërtetë vjeshtës ia jepnin vlerën e arit ashtu siç është e siç dinte dora e nënës.

Vjeshtë, ti na bën të kujtojmë ato kujtime që i sirtarizuan me plot dashuri sepse ato janë vetë Thesari jone e kush nuk do të donte të shihte babain afër me te gjitha frutat në duar te cilat na i dhuronte vjeshta.

Vjeshtë, na solle në një ditë, ku ne duam te japim çdo gjë nga vetja e qe te jemi frytdhënës per fëmijët tanë e te jemi ashtu siç ishin dhe prindërit tanë për Ne.

Ahhh, vjeshta ime e bukur që sot ua hoqe pluhurin sirtarit tim.Ahhh, vjeshta ime e bukur që sot ua hoqe pluhurin sirtarit tim.