>
BIOSHQIP

Ingrit Gjoni, Shtatzënia E Zhvendos Në Itali

12-01-2012
Këngëtarja Ingrid Gjoni e cila tashmë është në muajin e gjashtë të shtazënisë së saj, duket se ka vendosur të udhëtojë drejt Italisë për të vijuar jetën normale në pritje të bebit, ndoshta me qëllim që aty të përkujdesi më shumë ndaj fëmijës që pritet të vijë në jetë në muajin Prill.

Artistja është parë duke dalë fillimisht nga lagjia e saj në shoqërinë e një mikeshe të saj dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, por nuk dihet saktësisht nëse ka vendosur që edhe momentin e ardhjes në jetë të fëmijës ta kalojë aty. Flitet se kjo arsye udhëtimi ka qenë thjesht për një vizitë rutinë, por nuk dihen ende detaje të sakta.

Ndërkaq ajo është ndier këtë periudhë mjaft e lumtur, pasi ka pasur në krah motrën e saj Inisin, e cila pak më parë solli në jetën vajzën e saj të cilën e quajti Coco.
(Gazeta Shqiptarja)

Ingrit Gjoni, Shtatzënia E Zhvendos Në Itali