Ingrit Gjoni, Foto-Sesion Me Paridin
[02-04-2014]
Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ka realizuar së fundmi një set mjaft interesant me të birin, Paridin, 2-vjeçar.
Fotot e realizuara duket sikur i takojnë ndonjë fushate publicitare dhe të dy, nënë e bir, janë në sintoni të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
Të veshur me ngjyrat e tokës, Ingriti dhe Paridi bëjnë një dyshe shumë të lezetshme, konform tendencave të fundit të modës.
Ajo që bie në sy veç të tjerash në këto foto është mënyra e pozimit të Paridit, si një model profesionist.
(
albeu)
{{uname}}