Ingrit Gjoni
  • Vendlindja:
  • Tirane 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 37 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 24 Dhjetor 1981
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♑ Bricjapi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  237
Këndon kryesisht: pop

Ingrit Gjoni është këngëtare e njohur. Është duartrokitur fort kudo ku ka kënduar, është adhuruar shumë fort në çdo skenë ku ka shkelur dhe po kaq shumë është pëlqyer edhe për performancat e saj të veçanta… Këngëtarja e suksesshme e muzikës moderne në Shqipëri, Ingrit Gjoni, është sot një ndër emrat më të spikatur të skenës… Përmes rreshtave në vijim do përpiqemi të sjellim në sytë tuaj gjithë dimensionet e këngëtares Gjoni... Le të zbulojmë bashkë përmes këtij rrugëtimi aspekte të njohura e të panjohura nga jeta e show-girl-it të famshëm të ekranit…

Si më e vogla në tri motrat, ka pasur fatin të jetë e privilegjuara e shtëpisë. Që në fëmijëri prindërit e saj janë përkujdesur që të trija vajzave në përgjithësi, e Ingritit në veçanti t’i plotësonin çdo dëshirë a tekë fëmijërore… “Meqenëse kam qenë e fundit e motrave, dhe në kohën që linda unë gjendja ekonomike e familjes ka qenë shumë e mirë, unë kam pasur më shumë privilegje. Prindërit nuk i ndajnë fëmijët, por mami ka pasur pak më shumë dobësi”, tregon çiltërsisht Ingriti. Këtë gjë në fakt e pohojnë edhe dy motrat e këngëtares të cilat thonë se Ingriti është pika e dobët e mamit. E duke mbetur tek dy motrat kur i kërkuam Ingritit të na tregonte se me kë i ndante sekretet ajo na u përgjigj kështu: “Me të dyja flas për jetën time, por problemet ia tregoj më së shumti Ildës, ndërkohë që me Inisin ndaj më tepër detaje nga karriera ime”. Por përpos statusit të motrës e vajzës, Ingriti në familje gëzon edhe një tjetër status, ajo prej kohësh është edhe teze e dy mbesave dhe e një nipi. Motra e madhe, Ilda, i ka gëzuar familjarët e saj më tre fëmijë si ‘yje’, për të cilët e vogla e motrave Gjoni ka një debulesë të madhe. “I dua shumë që të tre, si Anën, si Vikin ashtu edhe Rodeon. Anën e kam marrë unë në patronazh, andaj dhe e kam pak më shumë pikë të dobët, por të tre i adhuroj në infinit. Sa herë udhëtoj jashtë u ble shumë dhurata atyre, pasi e thashë i dua pafundësisht shumë dhe për këtë arsye dua që të mos i mungojë asgjë”, pohon bukuroshja Gjoni. Sakaq Inis Gjoni, motra e mesme e familjes është në pritje të një vajze dhe ne dhjetor të këtij viti pritet ta gëzojë familjen me këtë engjëll të vogël. Vetë Ingriti ka gjithashtu një surprizë të tillë. Shumë shpejt edhe ajo do të provojë ndjesinë e të qenit nënë, por ndryshe nga Inisi, ajo do të bëhet nënë e një djali.

Qasja e saj e parë me skenën ka qenë pikërisht përmes baletit… Ishte vetëm 9 vjeç kur me aftësitë e saj për të kërcyer fitoi zemrën e koreografit të njohur Llaqi Nako, i cili e vuri menjëherë soliste të grupit të tij. “E kujtoj me shumë nostalgji atë kohë… Përmes baletit kam prekur për herë të parë skenën, përmes tij jam ndjerë për herë të parë e vlerësuar, e rëndësishme… Mendoni që pas meje vinin edhe 40 balerinë të tjerë. Pjesëmarrjen në atë grup e çmoj si një ndër eksperiencat më të bukura në jetën time”, tregon Ingriti.

Por, përpos kërcimit, që ishte dashuria e parë për të, gjatë adoleshencës morri jetë një tjetër pasion i Ingritit, siç ishte dhe fotomodelimi… Me dëshirën e saj të zjarrtë për t’u bërë pjesë e faqeve të revistave e kalendareve, Ingrit Gjoni u bë fotomodelja e parë shqiptare… Theu jo pak tabu me fotot e saj, madje në atë kohë u përfol si vajza e parë në Shqipëri që guxoi të pozonte topless, ndonëse nuk ishte tamam kështu. Që nga hera e parë që ka pozuar për një aparat profesionist, në fototekën e këngëtares Gjoni janë shtuar me dhjetëra albume, megjithatë albumin e parë profesional ajo e kujton gjithmonë me shumë dashuri… “Do të mbeten gjithmonë të veçanta për mua fotot e para profesionale. Tani kam bërë shumë sete të tilla, por në asnjërin prej tyre nuk kam përjetuar emocione si atë ditë… Ka qenë me të vërtetë shumë special ai sesion fotografik”, pohon bukuroshja e ekranit me buzën në gaz.

Është diplomuar në Akademinë e Arteve të bukura për aktrim, e do shumë këtë art, pavarësisht se deri më tani ka preferuar të shfaqet në skenë e ekran si këngëtare. Që nga koha që ishte studente, e ka humbur protagonizmin në ndonjë pjesë teatrale, apo në ndonjë film, ndonëse po të bashkoheshin klipet që ka bërë do të krijohej një film mjaft interesant për shikuesit… Përpos kësaj Ingriti na tregon se në një të ardhme do t’i rikthehet fuqishëm aktrimit. “Për momentin i jam përkushtuar muzikës, por kurrsesi nuk kam në plan ta përjashtoj aktrimin nga jeta ime. Ndoshta në një të ardhme do t’i përkushtohem seriozisht këtij pasioni që vijon të zërë një vend të veçantë në zemrën time…”, tregon Gjoni, duke lënë në këtë mënyrë të hapur rrugën për t’u prezantuar para publikut me ndonjë surprizë në fushën e aktrimit. Ndoshta pse jo, Ingriti mund të jetë protagoniste në pjesën e ardhshme që do të vërë në teatër motra e saj, regjisorja Inis Gjoni.

Një nga dëshirat e saj më të zjarrta qysh në fëmijëri ka qenë edhe muzika. E ka prekur skenën për herë të parë nën petkun e këngëtares në moshë fare të re dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë më këtij pasioni. Një rrugëtim i suksesshëm që në fillim ka nisur si një hobi kalimtar, por që me kalimin e kohës u kthye në një dashuri të jetës. Të gjitha këngët e saj janë bërë hite, duke qenë se Ingriti ka pasur nuhatjen e duhur për të zgjedhur bashkëpunëtorët që do ta çonin drejt rrugës së suksesit. Sot është një nga këngëtaret më të paguara të arenës muzikore në Shqipëri, e jo vetëm… Shtrirja e suksesit të saj i kalon shpesh herë kufijtë shtetëror, për të kënaqur fansat e saj kudo ku janë në Diasporë. Së fundmi është bërë pjesë një turi të tillë koncertor që ka nisur në Zvicër për të ndaluar më pas në një sërë stacionesh të tjera, si: Itali, Spanjë, Gjermani, Holandë, etj. Një tjetër pikë shumë e fortë në karrierën e këngëtares Gjoni kanë qenë edhe klipet e saj të cilat gjithmonë janë dalluar për frymën e re që Ingriti është përpjekur të sjellë në to… Koreografi të veçanta, fabula të trajtuara shumë bukur, veshje plot stil, personazhe mjaft interesantë, vende tejet magjepsëse… Ky është bilanci i të gjitha risive që këngëtarja seksi ka sjellë në klipet e saj, të cilat kanë rënë menjëherë në sy të publikut të gjerë, e për të cilat Ingriti është vlerësuar jo rrallë herë me çmime të rëndësishme në Festivalin e Klipit Shqiptar. Vitet e fundit është vënë re edhe një dëshirë e këngëtares për të konkurruar në kompeticione të rëndësishme në vend, nga ku ka dalë shumë fitimtare…

Në Nëntor 2001, Ingrit Gjoni & Inis Gjoni marrin pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Pa Titull".

Në vitin 2005, Inis Gjoni & Ingrit Gjoni publikojnë albumin "Imazh I Ri" dhe videoklipin "I ziu ti".

Në Prill 2005, Ingrit Gjoni & Inis Gjoni marrin pjesë në Top Fest 2 me këngën "Une Mbremjes Ja Shova Yjet".

Në vitin 2006, Ingrit Gjoni publikon 2 videoklipin "Perse me mua" dhe "Jek E Jek".

Në Prill 2006, Ingrit Gjoni & Sabiani marrin pjesë në Top Fest 3 me këngën "Parajsa".

Ne vitin 2007, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Barbi silikon".

Në Dhjetor 2007, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Vitamina". Teksti u shkrua nga Rozana Radi.

Në Prill 2008, Ingrit Gjoni merr pjesë në Top Fest 5 me kengen "Week-End", ku arrin deri ne finale.

Më datë 3 Korrik 2008, Ciljeta & Ingrid Gjoni publikojnë videoklipin "Puchi Puchi". Me këtë këngë, Ciljeta & Ingrid Gjoni marrin pjesë në Zhurma Show 2008 në vitin 2008.

Ne Janar 2009 prezanton kengen e re "Njeri-Tjetrit" e me pas paraqet nje kenge te titulluar "Hypnotise me".

Në Maj 2009, Ingrit Gjoni merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Ekstrem", ku fiton çmimin "Kenga ma e preferuar ne Top Albanian Radio".

Më datë 10 Shtator 2009, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Hypnotise Me". Me këtë këngë, Ingrit Gjoni merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 9 në vitin 2010.

Në Nëntor 2009, Ingrit Gjoni merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Nemi Nemi", ku fitoi çmimin "Best dance". Po ne kete vit vjen nje bashkepunim me Kastro Zizo dhe Og ne kengen "Sick".

Më datë 16 Korrik 2010, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Me Fal". I prodhuar nga Alexander Video është pa diskutim një ndër klipet më të pëlqyera të verës. Xhirimet për të, kanë zgjatur plot 12 orë pa ndërprerje dhe janë realizuar në Gjirin e Lalzit. Klipi ka 4-5 skena të ndryshme dhe na sjellë në secilën prej tyre një Ingrid të ndryshuar. Edhe këtë herë këngëtarja Gjoni, look-un e saj ja ka besuar stilistes Rezarta Skifteri dhe artistes së make-up-it, njëkohësisht stiliste e flokëve në këtë klip, Frida, e cila a qenë gjatë tërë xhirimeve të klipit në dispozicion të Ingridit, së bashku me një ekip prej 6 vajzash.

Në vitin 2010, Ingrit Gjoni publikon albumin "Ekstrem".

Në Prill 2011, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Relax", ne bashkpunim me kengetarin e famshem Stine. "Relax" ka nje videoklip te mrekullueshem nga producionistat me te famshem ne shqiperi Max Production dhe me nje kenge te realizuar nga Stine.

Në Qershor 2011, Ingrit Gjoni merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Relax", në bashkëpunim me Stine.

Më datë 23 Qershor 2011, Ingrit Gjoni & Tony Ray publikojnë videoklipin "My Heart Is Crying". Ndoshta është dhe klipi më i nxehtë i verës 2011 dhe në një kualitet HD gati të përsosur. Kjo e ka ndihmuar që zgjedhjet e saj në veshje të bien edhe më tepër në sy. Ky klip ka bërë xheloze shumë prej kolegëve të këngëtares, të cilat ndonëse të veshura nga inati nuk kanë ngurruar ta urojnë Gjonin për realizimin perfekt të videos. Ingrit Gjoni pas 2 klipeve shumë të realizuara gjatë këtij viti pret e lumtur sezonin veror, ku veç koncerteve të shumta i ka rezervuar vetes edhe disa ditë pushimi. Në përfundim duke iu rikthyer edhe një herë videos dhe subjektit që ajo trajton, me gjithë sensin nostalgjik që e shoqëron klipin dhe temën “My heart is crying”, Ingriti shprehet se gjithnjë ka qenë me fat në dashuri e se zemra nuk i ka qarë për njeri… deri më sot të paktën.

Më datë 10 Shkurt 2012, Ciljeta & Ingrid Gjoni publikojnë videoklipin "Mike Dhe Rivale". Me këtë këngë, Ciljeta & Ingrid Gjoni marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Në Nëntor 2012, Ingrit Gjoni merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Me Duaj".

Më datë 3 Maj 2013, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Inshalah". Muzika e këngës u punua nga Alfred Sula, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Sula. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 26 Gusht 2013, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Impossible".

Më datë 3 Nëntor 2013, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Hajde Sonte", në bashkëpunim me Gjeto Luca. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Në vitin 2013, Ingrit Gjoni publikon albumin "Impossible".

Më datë 30 Mars 2014, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Ani Ani", në bashkëpunim me Meti Maloku. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga Rozana Radi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gramoz Kozeli. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Ingrit Gjoni merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Më datë 25 Korrik 2014, Alida publikon videoklipin "Din Ti", në bashkëpunim me Ingrit Gjoni & Graziën. Videoklipi u prodhua nga kompania Gold Productions.

Më datë 20 Tetor 2014, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Mbretereshe", në bashkëpunim me Gjeto Luca. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox, Gramoz Kozeli. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Ingrit Gjoni merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Më datë 12 Dhjetor 2014, Alida publikojnë videoklipin "Besame", në bashkëpunim me Ingrit Gjoni & Xhero.

Më datë 12 Korrik 2015, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Do Me Kerkosh". Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Ingrit Gjoni merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 16 Nëntor 2015, Ingrit Gjoni & Rati publikojnë videoklipin "Ndale", në bashkëpunim me Kastro Zizo. Me këtë këngë, Ingrit Gjoni & Rati marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016.

Më datë 29 Gusht 2016, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Sa Me Larg".

Më datë 17 Nëntor 2016, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Faji", në bashkëpunim me Shpat Kasapi. Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga.

Më datë 1 Qershor 2017, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Fustani Pika Pika", në bashkëpunim me Gjeto Luca. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga Gjeto Luca, Filloreta Raçi (Fifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 19 Qershor 2018, Ingrit Gjoni & Ada Luka publikojnë videoklipin "Hasta La Vista", në bashkëpunim me Foggy. Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 26 Shtator 2018, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Flake", në bashkëpunim me Gjeto Luca. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 24 Tetor 2019, Ingrit Gjoni publikon videoklipin "Lumja Une", në bashkëpunim me Cristi Megën. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, ndërsa teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  EgzonKalo  

Motra e

Inis Gjonit

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Ingrit Gjoni »