>
BIOSHQIP

Inva Mula, Puthja E Zjarrtë Për “Shën Valentin”

17-02-2013
E kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë. Kanë gjetur ditën ideale për ta bërë këtë gjë. Hetem Ramadani dhe sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, kanë postuar në profilin e tyre në “Facebook” ndoshta puthjen e parë intime në publik. Fotoja, në të cilën çifti është duke u puthur, ka bërë një bujë të madhe në rrjetin social. Kjo, për faktin se gjithmonë çifti është treguar tepër i rezervuar për lidhjen e tyre intime.

Kujtojmë këtu, se gjatë intervistës së tyre të parë si çift, ata i drejtoheshin njëri-tjetrit me ‘zoti’ dhe ‘zonja’. Ndoshta pikërisht nisur nga ky lloj kujdesi për jetën intime, kjo foto e çiftit duke shkëmbyer këtë puthje krijoi një kureshtje të madhe mediatike. Veç puthjes, çifti i famshëm vjen me një tjetër risi. Pasioni dhe përkushtimi i z.Ramadani për meditimin, duket se do të përhapet e do të bëhet pjesë e jetës së shumë shqiptarëve.
(Bluetooth)

Inva Mula, Puthja E Zjarrtë Për “Shën Valentin”