>
BIOSHQIP

Inva Mula Në Tiranë Për Të Festuar 1-Vjetorin E Ninës

29-04-2013
Inva dhe Ethemi zgjedhin Tiranen per te festuar 1-vjetorin e Nines te merkuren, me 1 Maj. Nje femije i vogel ne jeten e re ka qene si nje bekim per kete cift qe kane guxuar qe te dy te kerkojne lumturine ne mundesite e dyta. Dhe duket se Nina, e cila per pak dite mbush nje vjec, ka lumturuar pa fund sopranon e famshme, Inva Mula dhe bashkeshortin e saj, biznesmenin e njohur kosovar, Ethem Ramadani. Cifti e ka publikuar gjithandej ne media Ninen e vogel, ne ndryshim nga shume personazhe te tjere VIP, qe e kane pak me siklet kete pune. Madje cdo muaj te jetes se saj te saponisur, Inva dhe Ethemi i dhurojne te vogles aq trendafila sa dite jete ka, nderkohe qe 1-vjetorin kane vendosur t’ia festojne ne Tirane. Mbase kjo mund te jete njera nga festat qe ata kane menduar per vajzen e tyre.
(Panorama)

Inva Mula Në Tiranë Për Të Festuar 1-Vjetorin E Ninës