Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Irma Kurti
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Itali 
  • Mosha:
  • 53 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 20 Mars 1966
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♓ Peshqit
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  47

Irma Kurti është shkrimtare dhe autore këngësh e njohur. Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e suksesshme e teksteve të këngëve, gazetare dhe
përkthyese.

Shënime biografike:

Irma Kurti ka lindur në Tiranë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988. Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi si në gazetën “Mësuesi”, “Dita Informacion" etj. Në shtator 1997 ndjek në Universitetin e Athinës, Greqi, kursin 1 vjeçar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke. Ka kryer kurse të ndryshme specializimi e trajnimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj.

Ka nisur të shkruajë poezi në moshë të vogël. Krijimet e para i botoi në revistat “Fatosi” e “Pionieri” dhe në të njejtën periudhë këndoi në skenën e festivaleve për fëmijë në Elbasan, ku e kaloi fëmijërinë. Prindërit Hasan Kurti e Sherife Mezini u bënë nxitja e inkurajimi i saj më i madh. I ati, me profesion mjek radiolog, lexonte shumë duke ia transmetuar dhe së bijës këtë pasion.

Në 1980 nderohet me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës “Pionieri”. Në 1989 fiton çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio - Tirana, me
rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Poezitë e saj botohen gjithashtu në gazetat e revistat “Drita”, “Zëri i Rinisë”, “Nëntori”, “Shqiptarja e re”.

Irma Kurti njihet nga publiku i gjerë si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere para dhe pas viteve ‘90-të. Shumë bashkëpunime të saj janë nderuar me çmime dhe tekstet e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Plot tekste të suksesshme poetja i shkroi që në bankat e universitetit. Përmendim: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “Një çast në kujtesën tënde”, “Shikomë në sy”, etj. Aktualisht bashkëpunon me kompozitorë italianë dhe shkruan tekste në gjuhën italiane dhe
angleze.
Ka fituar 50 çmime dhe vlerësime të ndryshme në konkurse ndërkombëtare letrare në Itali, në Zvicër e më gjerë. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.

Irma Kurti ka botuar tetëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër libra në anglisht.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet