>
LETERSISHQIP

Atë Ditë Shpresoj Të Mos Jem

Një ditë ti s'do të jesh më xheloz,
s'do më pyesësh pse u vonova shumë,
kur të vij rrotull nëpër shtëpi,
s'do më ndjekësh me vështrim, si dikur.

Nuk do të zerë gjumi me emrin tim,
s'do të zgjohesh nga ëndrra për mua,
nuk do të jem më pjesë e jotja,
s'do shqiptosh më fjalën: "Të dua!".

S'do t'më mbash më brenda teje,
do të grindesh shpesh, oh sa shpesh!
Unë do lodhem, do thyhem, do tretem
e për veten time do t'më vijë keq.

Atë ditë shpresoj të mos jem më,
të paktën do të kete mbetur emri im
dhe ti do t'më sjellësh në mendje
si një copëz ëndrre, si një kujtim.
Nga libri: “Shihemi në një tjetër botë” 2002