Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Perla

Kjo është kohë e vyshkjes së vlerave,
e humbjes së miqve një e nga një,
ashtu si pemët i humbasin gjethet,
ndërsa stin’ e vjeshtës troket në ditë.

Është kohë e njerëzve të nervozuar,
të zemëruar, as ata s’dinë me kë.
E njerëzve që nuk dinë të heshtin,
e atyre që flasin, por s’thonë asgjë.

Janë aq të rrallë miqtë, aq të rrallë,
gjen ndonjërin, s’të duket e vërtetë,
e shtrëngon në pëllëmbë të dorës
si një zbulim, të ngjan me një perlë.

E ruan me fanatizëm dhe trembesh
mos të humbet, nga duart të bjerë,
pastaj, kur hap pëllëmbën, shtangesh,
shikon se është zhdukur, s’është më.

Atëherë pendimi, vuajtja të pushton,
dyshon, dënon veten se është faji yt,
pastaj kupton: e ke shtrënguar aq fort
sa ia ke zënë frymën dhe e ke mbytur.

Ndoshta pikërisht prandaj e humbe,
pse e adhuroje atë perlë...

IRMA KURTI

- poezi nga Irma Kurti


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  12


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet