A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Fëmijët

Shiu

Unë them se shiu
bie me zemërim
sepse lart në qiell
nuk gjen dot shtëpi.


Kokrrizat e shiut
zbresin poshtë
se mbi rrugë duan
të vallëzojnë tok.


Kur më pas ndodh
që buzëqesh dielli
shiu gjithë fëmijve
u shpalos ylberin.


E kërkojnë rrugët
kur kanë vapë,
bimët edhe pemët
shtatin t'ua zgjasë.


Toka e thërret
kur etje ka shumë,
lumi nga shtrati
del e bën rrëmujë.


Kur shiu mbi xham
troket si muzikë
qepallat mbyllen
nën ritmin e tij.


Tetor 1987

- poezi nga Irma Kurti


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  54





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019