A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Per Nënën

Shelgu Lotues

Sa kohë, nënë, që s’kam ardhur tek ti,
oh, lulet me siguri e kanë ulur kokën,
të tjera të egra e të larta kanë mbirë
tek përpiqen qiellin blu ta copëtojnë.

Dhe unë përkulem përpara kujtimit tënd
ashtu si një fëmijë që ka bërë një faj
e nën dritën e diellit do që të fshehë
gotën e thyer apo një sjellje të prapë.

Jeta ime tani ka një ritëm të çmendur,
hapat me vrapin ngjasojnë nëpër ditë,
besomë, kam takuar plot nga ato maska
që më frikësojnë gjumin e çdo mendim.

Kam humbur adresën e njerëzve të mirë,
të ndershmit nuk mundem t’i gjej dot,
kam jetuar ditë të ftohta dhe me shi,
në sy më kanë mbetur qindra pika lot.

Nuk dua të të bëj pjesë të trishtimit,
e mban mend sa net ke gdhirë pa gjumë?
S’do të të flas, do të mbyll qepallat,
puthjen në kujtime do të ta kërkoj unë.

Nënë, mbi varr do të ndryshojnë lulet
që dimri i egër i ka tharë pa mëshirë.
Do të doja që të jem hija gjatë verës,
do të doja të jem shelgu lotues për ty.

- poezi nga Irma Kurti


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019