>
LETERSISHQIP

Nëse Duhet Të Ndahemi

Nëse vërtet duhet të ndahemi
i pari largohu ti,
ik mijëra, mijëra kilometra larg
që të mos shihemi sërish.

Se po të shoh, patjetër do të flas,
do të të vij pranë, do të të puth
dhe fjalën “lamtumirë!”
kurrë s’do ta shqiptoj kështu.

Nëse vërtet duhet të ndahemi
i pari largohu ti...
Nga libri me poezi “Këtë natë me ty”, 1999