>
LETERSISHQIP

Miqësitë

Miqësi që lidhen
e zgjidhen
ashtu si lidhëse
këpucësh
dhe ti papritur
provon siklet
kur të lënë
në mes të rrugës.

Përkulesh në tokë
t’i sistemosh,
në çast kupton,
se është më mirë
të mos u besosh
dhe këmbëzbathur
të vazhdosh
rrugëtimin tënd.

Nga libri “Në pragun e një dhimbjeje”, 2016.