>
LETERSISHQIP

Pantoflat E Vetmisë

Spektakli për sonte mbaroi
dhe sipari u ul me mundim,
aktorët: miqtë e mikeshat
u kthyen në shtëpi.

Salla u zhyt në gjysmëhije,
ikën të fundit spektatorë.
Teatri antik i hipokrizisë
vazhdoi të luhet edhe sot.


U bë vonë, duhet të shkoj
në strehëzën e qetësisë.
Poshtë divanit më presin
pantoflat e vetmisë.

Nga libri “Në borxh me dashurinë”, 2018.