>
BIOSHQIP

Irma Libohova Prezanton Bashkëshortin

13-04-2016
Irma Libohova më në fund ka prezantuar me ndjekësit e saj në rrjetet sociale bashkëshortin. Këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me mashkullin e jetës së saj, emri i të cilit është Besnik Kaso.

“Me punë ‘bindëse’, një çak me bashkëshortin”, ka shkruar Irma sipër fotografisë. Irma dhe Besniku kanë 30 vite që janë së bashku dhe janë prindër të një djali.

Këngëtarja gjithnjë ka preferuar të mos e bëjë publik imazhin e bashkëshortit të saj, por këtë herë mesa duket është dorëzuar, duke na sjellë një copëz nga jeta e saj.
(BalkanWeb)

Irma Libohova Prezanton Bashkëshortin