>
BIOSHQIP

Irva Stefa: “Vitin 2013 Nuk Do Ta Harroj Asnjëherë”

04-01-2014
Motra e vogël e këngëtares së mirënjohur Rovena Stefa tregon se është frymëzuar nga stili i viteve 50-ta të ikonave të bukurisë femërore në setin e saj më të fundit fotografik. Ky është një ndër setet fotografike që ajo i ka realizuar në fund të verës 2013.

Nën qiellin blu e mbështetur nga një pamje e Tiranës, Irva të sjell ndër mend pikërisht atë trend të cilin ajo pranon se do ngeli gjithnjë si një nga stilet më klasik të feminitetit.

Ndonëse kjo është një kohë kur pritet edhe lansimi i videos së saj të re, prezantuese të albumit të saj të parë.

Që nga debutimi i Irvës me videot "Tregom" dhe "Rock this party", ajo i është dedikuar muzikës së lehtë live nga e cila ajo ndjehet shumë e kënaqur dhe në intervistën dhënë “Zëri-t” flet për punën, dashurinë dhe planet për të ardhmen.

Si ishte viti 2013 për ju?

Viti 2013 më solli mjaftë shumë suksese, ishte një vit i mbarë që nuk mund ta harroj asnjëherë.



Duket se jeni e dhënë pas stilit të viteve të 50-ta, ku së fundi keni realizuar edhe një set fotografish?

Është e vërtetë se frymëzimi im i realizuar me një set fotografish nga fundi i stinës së verës është e stilit të viteve të 50-ta dhe jam inspiruar nga ikonat e bukurisë femërore, dhe ky trend do mbetet gjithnjë si një nga stilet më klasike të feminitetit.

Me këtë keni paralajmëruar edhe plasimin e projektit të ri?

Po, kjo paralajmëron një prurje të re në skenën muzikore, ku do të sjellë një këngë bashkë me videoklip. Në fakt kjo këngë është një singël që paralajmëron edhe plasimin e albumit tim të parë.

Me çfarë karakteristikash e definoni këtë album?

Jam në përgatitje e sipër të albumit tim të parë, i cili do të ketë shumë surpriza.



Këngët do të jenë me përmbajtje të veçantë, ku nuk do të mungojnë edhe videoklipet. Në fakt klipi që do ta plasoj tani do të jetë një prezantim i ri dhe pritet të jetë një nga klipet më të mira të deritashme shqiptare.

Pasioni juaj?

Pas një suksesi të performancave që kam pasur me këngë në klubet më në zë të Tiranës për sa i përket muzikës së lehtë, përgjatë vitit të fundit, këndimi ‘live’ më ka dhënë shumë emocion, ku të interpretuarit vazhdoj ta përcjellë me gjithë forcën time dhe se kjo është një nga pasionet e mia me të mëdha.

Vera 2013 ka qenë një sezon i mbushur me angazhime për mua, ku më së shumti kam performuar live në diskotekat verore në bregdet si dhe gjatë së cilës kam realizuar edhe 2 sete fotografike nën diellin e nxehtë të Shqipërisë.

Të dyja setet janë realizuar në disa nga pikat më të bukura turistike të bregdetit shqiptar nga Josi Fotography ndërkaq për dukej është përkujdesur salloni ‘Unique Hair’, Tiranë.



Jeni një ekonomiste e diplomuar, teksa po merreni me këngë, ku mendoni të përfundoni me këngën apo të merreni me fushën e ekonomisë?

Në fakt jam e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, mirëpo kam zgjedhur të merrem me karrierën time muzikore. Për mua e rëndësishme është të realizoj atë që dua dhe ta lidhë jetën time me profesionin që dua. Por nuk e lë as profesionin e ekonomistes.

Sa është e vështirë ndërtimi i një karriere?
Në realiteti ndërtimi i një karriere nuk është rrugë me lule, por plotë me vështirësi të cilat kam vendosur t’i kapërcej. Dhe shpresoj që rezultatet të shihen së shpejti.

Përveç suksesit në fushën e këngës, ka të reja në jetën sentimentale?

Jo asgjë të reja.

Çfarë duhet të bëj një mashkull që të rrëmbej zemrën e Irvës?

Të më dojë si dhe ta dua.
(K.B/Zëri)

Irva Stefa: “Vitin 2013 Nuk Do Ta Harroj Asnjëherë”