>
LETERSISHQIP

Flamuri-Ngjyra -Porosia E Tij

Aty ku lindi e u bekua flamuri kombetar,
aty u ngrit lart e me larte, me jete u nderua,
ne token e Arberit, ne Kruje,
per t'mos u ulur me kurr'e.

Aty, luftetaret e Gjergjit t'kastrioteve,
mbroheshin, nderoheshin nen hijen e tij,
n'balle betejave valevitej,
me i bukuri flamur me ngjyrat e tij.

Aty ku luftohej, mbrohej gjuha, toka e t'pareve,
ngritej ky flamur, me ngjyren e gjakut te t'reneve,
eshte vendi i shqiponjave,
foleja e shqipetareve.

Gjithmon ne balle e kishim dhe e kemi,
n'lufte e n'liri, n'dasma edhe ne z'i,
qe nga Kruja e lashte,
deri ne ditet e sotme, tek brezi me i ri.

Lavdia dhe bekimi i tij, u mbajt me krenari,
me flamur n'beteja rane, me te u nderuan,
trimat, luftetaret e UÇK-se, komandant e ushtar,
ne krye me legjendarin bac Adem Jasharin.

Do te digjem i teri, tha trimi,
te vritem me ç'far kam!
Por, ky flamur do te rroj,
bashk me tokat e shqipes, nderi i saj.

ISLAM IDRIZI