>
LETERSISHQIP

Copra Imazhesh

Copra imazhesh te botes se vjeter notojne ne ere
Pirgje keshtjellash, paragrafe te pergjakur
Kanunesh, lecka legjendash
Te grisura e te coptuara nga era e revolucionit
Vertiten e vertiten ne rrathe te medhenj,
Te padukshem
Duke kerkuar nje qoshe te mbrojtur nga era ku te bien
Ulen ngadale mbi kokat tona. Ja gati po na prekin
Por ere e furishme i ngre perseri i vertit
Ne nje vorbul te tmerrshme. Revolucioni kurre nuk fle.