Tema: Poezi Për Stinët

Fund Vjeshte

Autobuset urbane nga periferite
drejt qendres mbi xhame sjellin brymen
vjeshta si luaneshe krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
Tek vitrinat, tek xhamet e kafeve,
kalimtare te shumte ka
ne reflekset e flokeve te tua
nje nuance e kuqerremte ra.
Prane diteve te tua te bardha
kalova sot rastesisht
ti u trembe? Une ujk nuk jam,
as dele nuk jam natyrisht.
Po ti eja, atje te shkojme,
pa perfillur fjalet e botes,
ku nga avulli xhamet e kafeve
ngjajne si pamje qe s'jane ne fokus.
N'autobuset urbane eja,
te shkojme periferive me bryme
te shikojme si vjeshta krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.

- poezi nga Ismail Kadare


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  18