>
LETERSISHQIP

Pushtimi I Cekosllovakise

Disfatistet, pasi e shajne sa per zakon,
Thone: megjithate, i forte eshte Ivani,
Per nje nate Cekine e shtiu ne dore,
Per nje nate i doli matane.
Kjo eshte nje lloj si t’admirosh banditet,
Qe naten nje vejushe sulmojne ne periferi,
Se e ve ish Cekia. Udheheqesit i kish
Ne kurbet? Ne vdekje? Me keq – ne tradhti.
Ate nate, thone, s’punuan radaret.
S’qene radaret, difekt kish ndergjegjja e kombit.
Praga ne pranga, Praga ne pranga.
Antihimni i ri ne kllapi gjemonte.