>
LETERSISHQIP

Ali Pashe Tepelena

Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te vrane. Ali Pasha, te grine.
Nje varr i vetem s’e nxinte dot lavdine,
Lavdine bashke me mizorine.

Midis dy kontinentesh gjere e gjate i shtrire,
Si nje mal ku era fryn e ulerin stuhia.
Zbardh mjeker e rralle si bora ne brinje,
Si mjegull te koka te rri Vasiliqia.

Trupi ne Evrope, koka ne Azi.
Gjymtyret po shqyejne te shekujve jorgane.
Dalin diku kembet, dore e ftohte qiri.
Ne te çara vitesh nxjerr tym llulle e gjate.

Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
Te shtrine Ali Pasha, te shtrine.