Ismail Kadare Poezi
Ismail Kadare

Tema: Poezi Për Poezinë


Poezia

Poezi,
Udhen gjer tek une si e gjete?
Mamaja ime shqipen mire s’e di,
Letrat si Aragoni i shkruan, pa pike dhe presje,
Babai u end ne rini net e tjera dete,
Po ti erdhe
Duke ecur neper kalldremin e qytetit tim
Te gurte, te qete,
Trokite drojtur ne shtepine trekateshe
Nr. 16.

Shume gjera kam dashur dhe çdashur ne jete,
Per shume deshira kam qene citta aperta,
Po prape
Si ai djali qe kthehet vone ne shtepi,
I lodhur dhe i shqyer nga bredhjet e nates,
Ashtu edhe une, i lodhur perseri
Pas çdo amatory, jam kthyer tek ti.
Dhe ti,
Pa me mbajtur meri per tradhetine,
Me ke perkedhelur floket me embelsi,
Stacioni im i fundit,
Poezi.

- Poezi nga Ismail Kadare



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 1