>
LETERSISHQIP

T’u Qepemi Maleve

Gjithe jeten e shkuam pane maleve
Perbri nesh ata dremitnin ne radhe
Kur binte bori e alarmeve
Ne ju hidheshin mbi kurrizet e bardhe.

Duke u kapur nga jelet e akullta
Trokonim tragjike permes shekujsh
Permes shkretetirash pushtimesh
Permes heshtash, kujesh, vdekjesh.

Tani prape ju qepemi maleve
Ja, po ngjitemi sot ne rrjeshta
Djem e vajza, tarraca e fusha
Copra pyjesh e copra vreshtash.

Kanuni shqyen syte si Makbethi
Kur pa te levize pylli i Brinjes
Kunder tij si ushtaret levizin
Buka, llampat, emancipimi.

Gjithe jeten e shkuam prane maleve
Prane tyre jeten do ngrysun
Po te bjere bori e alarmeve
Do t’u hidhemi prape mbi kurrize.