>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari nga Ulqini, Ismet Aloshi e kishte muziken pasion qe ne fëmijeri. Tek sa i jepte lendën e muzikës, në klasë të pestë në IP Shkolla fillore “Bedri Elezaga” Katerkollë-Ulqin, ku Ismeti bëri mësimin fillor, arsimtari Viktor Nrekiqi zbuloj talentin e ti në të kënduar. Arsimtari menjihere filloj trajnimet ne të kënduar, dhe ne manifestimin i cili u mbajt për Ditën e shkollës më 15. Maj 1996. në moshen 12 vjeçare, me këngën për fëmijë “Sa e dua shkollën time”, Ismet Aloshi debuton në skenë si këngëtarë. Një “ugur” i mirë! Ishte ai hapi i parë drejtë rrugës së karierës e cila pa dyshim do të jetë e bujëshme. Deri ne përfundimin e shkollës fillore, çdo vit, ka marrë pjesë si solist, në manifestime që u organizonin në shkollë. Me perfundimin e shkollës fillore, u regjistrua në IP Shkolla e mesme “Vllazrim-Bashkim” në Ulqin. Shokët me të cilët Ismeti vepronte e bashkpunonte, shprehen deshirën e formimit të një grupi muzikorë. Ajo edhe ndodhi. Kah fundi i vitit 2001. formohet grupi muzikorë “Aulona”, në përbërje: Ismet Aloshi dhe Sead Asllani solist, Gëzim Haxhimehmeti dhe Abedin Veliu sint. Bashkëpunim të shkelqyer, këngëtari Ismet Aloshi e kishte me të gjithë kolegët e vet në Ulqin. Deri në vitin 2002. meqë vijonte mësimet në shkollë të mesme, aktivitetin muzikorë e ka zhvilluar kryesishtë në Ulqin. Pas perfundimit të shkollës së mesme, regjistroi drejtimin matematikorë në Univerzitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkoder. Dashuria me vajzen e ti të zemres Ardita Osmanin nga Ulqini, u kurorzua me martesë në vitin 2007. Çifti fitoj djalin Vedati me, 27.3.2008. ndersa më, 24.10.2011. lindi djali Visari. –“I mirë i sinqertë i dashur e mbi të gjitha i perkushtuar për familje është Ismeti”. Kështu shprehet Ardita bashkëshortja e tij. Gjatë këtyre viteve ka bërë 10 këngë të cilat ende nuk i ka përmbledhë në albume. Këto këngë janë punuar në video klipe që jane xhiruar në programe të Vitit të Ri. Ka qenë në shum vende të Europës, si : Gjermani, Itali, Belgjikë, Austri, Hungari, Çeki e Turqi. Gjat këtyre viteve, dha kontributin e vet në organizimin e koncerteve e manifestimeve kulturore të organizuara nën patronatin e Shtëpisë së kulturës në Ulqin. I ftuar nga kryesia e Komunes së Ulqinit, në vitin 2007. Ismet Aloshi shkoj në New York te SHBA, për të dhënë koncert me rastin e 28. Nëntorit Ditës së Flamurti. Për paraqitjen e vlerave kulturore të trevave tona, Komuna e Ulqinit ishte e ftuar në vitin 2008 nga Majori i Çikagos. Së bashku me kolegë të tjerë, në organizimin e Komunes së Ulqinit, Ismet përsëri jep shfaqje ne SHBA por kësaj here në Çikago. Pas kësaj, SHBA-të i vizitoj edhe herë tjera si i ftuar nga bashkëvendasit tanë. Ndonese muzika është pasioni i jetës së ti, Ismet Aloshi vazhdon të merret me te. Ate e shohim si solist në Grupin muzikor “Romantika”, në shoqëri të Sead Asllanit solist, Abedin Veliut e Ilir Gjecbitraj sintist dhe Bahri Hurmit klarinetist e tupanxhi. E shohim ne gëzime familjare që nga Ulqini, Shkodra, Lezha Dursi e deri në Tiranë e vende tjera të shqipërisë. Këngën e don. E kondon atë me shum pasion dhe kjo e bënë atë të suksesëshëm. Këtë më së miri e dëshmon numëri i fansave të ti. Për mbështetjen e madhe të cilën ia dhanë, gjatë gjithë karieres së ti artistike, Ismet Aloshi i falenderon fansat. Shpesh shprehet se “këngëtari pa fansa është si peshku pa uj”. Përvec fansave vendase, ne veçanti falenderon mbeshtetjen e atyre nga diaspora që nga Italia e deri në Amerikë. Ndonëse muzikën e ka pasion, këngëtari Ismet Aloshi me këngët e tij vazhdon të ushqej shpirtrat e fansave dhe do ta bëjë ate pegjithmonë.

Tek sa ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme, nxorri dy këngët e para: “Eja sonte” dhe “Unë nuk kam vajzë pare”, me tekst të M. Kaleziq dhe muzikë te A. Çobit, u inçizuan në Studion “Albaton” në Ulqin. Ishte ky një sukses i jashtëzakonshëm i këngëtarit të ri. Këngët u mirëpriten nga publiku. Tanimë ishte e qartë se skenës së muzikës së këtyre treva po i shtohej edhe një këngëtari i ri.

Ishte në moshen 18 vjeçare kur bëri prezantimin e albumit të parë “Unë nuk kam vajzë pare”. Koncerti recital me rastin e promovimit të albumit të parë, u mbajt në Ulqin. Albumi u cilësua si i suksesëshëm dhe menjëherë u shit Produksionit “Adonis” Ulqin, me pronar Xhavid Markashi. Albumi u shit edhe ne Shtetet e bashkuara të Amerikes, ku pati një jehonë të jashtëzakonëshme.

Në vitin 2003, nxorri albumin e dytë të titulluar “Për ty vajzë”. Albumi me motive dashurie e balade e përbënin 8 këngë. Teksti i këngëve u bë nga autor të ndryshem vendas kurse muzika nga Gëzim Haxhimehmeti. Hiti i albumit ishte balada “Për ty vajzë”, sipas të cilit u titullua edhe vet albumi. Editor i këti albumi ka qene Produksioni “Fenix” në Tiranë dhe Produksioni “Arb” në Ulqin.

Albumin e ti të tretë e nxorri në vitin 2005. Ishte një album live, në bashkpunim me kolegun Sead Asllani. Albumi u shit në Kosovë nën përkujdesjen e Produksionit “L & I Company” Prishtinë. Aty bëri edhe xhirimet e dy video klipeve me rastin e Programit festiv të Vitit të Ri 2006.

Në vitin 2007, nxjerr albumin e katërt. Ky album në përbërjen e vet pati 10 këngë kryesishte potpuri dasmash. Qe një bashkëpunim i shkelqyer me kolegët Sead Asllani e Bardh Spaha. Albumin e editoi Produksioni muzikorë “Fenix” Tiranë. Të drejtë shitje pat edhe Produksioni “Brahusha” Shkoder, me pronar Gzim Brahusha. Per te pati një interesim të jashtëzakonshëm. Këtë e tregon fakti i shitjes së mbi 20.000 kopjeve të CD-ve.

Më datë 25 Prill 2011, Ismet Aloshi publikon videoklipin "Te Gjitha Urat".

Më datë 5 Gusht 2012, Ismet Aloshi publikon videoklipin "Shume Here Te Luta".

Më datë 15 Gusht 2013, Ismet Aloshi publikon videoklipin "Kthema Zot".

Më datë 25 Nëntor 2013, Ismet Aloshi publikon videoklipin "Kolazh Dasme".

Më datë 10 Tetor 2018, Ismet Aloshi publikon videoklipin "Ata Sy".

Më datë 2 Maj 2019, Linda Hakaj & Ismet Aloshi publikojnë videoklipin "Paska Vra Sula Tafilin".

Më datë 6 Dhjetor 2019, Ismet Aloshi publikon videoklipin "Të Dua".
KATEGORI: