>
BIOSHQIP

Ka ndërruar jetë më 13-5-2021

Biografia
Më 13 Maj 2021, është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, përmes një postimi në rrjete sociale. “Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për varrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook. Ismet Bogujevci prej dekadash ka qenë pjesë e Ansamblit Kombëtar “Shota”. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme, si dhe ka pasur shumë bashkëpunime. Ndër to mund të përmendim: “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”, etj.