>
LETERSISHQIP

Plogeshtia Iliro-Trake

Zëri i të vdekurve,
na thotë cilët jemi,
në ç’botë mendimi,
nga vijmë e ku vemi.
Përse mori shtrembur,
sy qorrë e të vëngjër,
fati i mallkuar në zinxhirin e shekujve...

Për të njohur gabimet e djeshmes
duhet ta shkoni në sitë të gjithë lumin
për të kuptuar humbjet e Përpjekjes
historinë e popujve ta zgjoni nga gjumi,
kohën barbare me kulishët e saj.

Të pastrojmë të sotmen, të shihni avenirin
ujin mbi sitë do lërë xhevahirët.
Një orë e bën një shekull i mendshmi dhe i miri.

Do t’u udhëheqin t’i kaloni fqinjët,
gjaku juaj i fortë, i pastërt – gjak Iliri;
zini radhë të re: brezat Reformimi.

I lini kështjellat: muze krenarije,
ndërtoni shkolla, tempuj diturije:
sa shpejt, sa më parë.
Në mos paçi shenjtorë: kishe as xhamije,
shkencat dhe artet, flamurë përparimi,
do jetë me ju Zoti paskëtaj, -
Kështu foli Balsha i parë
në bjeshkë e në male iu ndëgjua kushtrimi.
Fragment i shkëputur nga “Festimi i Yjeve”