Izet Rraci Poezi
Izet Rraci

Tema: Poezi Për Personalitete


Ukshin Hoti

Sa herë jehojn malet,
Zëri yt na thëret
Shi kur bie lugjeve,
Ti me neve flet...
Fryma jote ndihet,
Fitoj përjetësinë,
Po ku je o burr i fjalës,
Ta gëzojm lirinë.
Po të pret e gjithë Kosova,
Po te pret Shqiptaria,
Po ku je o Ukshin Hoti
Se pa ty nuk vjen liria,
Jo pa ty nuk vlen liria...
Andrra jonë nuk shuhet,
Këtu nuk perfundon,
Kush s'ta mendon vdekjen,
Kosova ty të kërkon.
Kjo pritje ndër vite,
Në shpirt po na çmend,
Emri yt lartësohet,
Në çdo shtëpi e vend.
Po të pret e gjithë Kosova,
Po të pret gjithë Shqiptaria,
Po ku je o Ukshin Hoti,
Se pa ty mungon liria.
Po të pret e gjithë Kosova,
Po të pret gjithë Shqiptaria,
Po ku je o Ukshin Hoti,
Se pa ty nuk vjen liria
Jo pa ty nuk vlen liria...

- Poezi nga Izet Rraci



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0