>
LETERSISHQIP

Djep I Dhimbjes

Mallkuar qofshin të gjithë ata
Që mes njerëzve vejnë kufi
Shpesh ndajnë zemrat e një gjaku,
Si Kosovën me Shqipëri.
Në prehrin e lashtësisë
U ulen krajl e mbret,
Cdo kush mori nga Kosova
Për hesap të vet...
Por,pa ditën e gjykimit
Vdekje asnjëherë nuk ka,
Kosova e sakatosur
Filloi e mori krah.
Si duket robëria e gjatë
Është lidhur nyje në ndërgjegjen tonë,
Bota shumë e madhe
Hapi ynë gjithnjë i vonë.
Në vend qe të ecim para
Me një fillim të ri
Veset tona të këqija
I përtrijmë në demokraci
Portat e ndryshkura të Europes
Për ne su hapen kurrë
Ata që luftën e fituan
Janë veq foto ne mur.
Djep i dhimbjes zemra mu ka ba
Në këtë gjendje Kosovën time
Nuk mundem me pa...